Britani,del nga shtrati lumi Tamizi
5 mijë shtëpi të përmbytura

BRITANI E MADHE- Moti i keq që ka goditur Britaninë e Madhe ka shkaktuar përmbytje të shumta në të gjithë vendin. Shirat e shumtë kanë nxjerrë nga shtrati dhe lumin Tamiz.
 
Gjatë ditës së Martë priten edhe rreshje dëbore në Skoci dhe në veri të Anglisë, çka do të rëndojë edhe më tej situatën. Deri më tani më shumë se 5 mijë shtëpi janë përmbytur përgjatë dy muajve të fundit.
 
Skuadrat e shpëtimit të ndihmuara dhe nga ushtria janë mobilizuar në operacionet për të evakuuar banorët në zonat e prekura nga përmbytjet.
 
Agjencia e Mjedisit lajmëroi se këto ishin dhe rreshjet më të mëdha të shiut, që kanë goditur një pjesë të Anglisë dhe Wellsit në 248 vitet e fundit.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen