Diane James, e cila zëvendësoi Nigel Farage si udhëheqëse në partinë “UKIP” në Mbretërinë e Bashkuar, dha dorëheqjen pas 18 ditësh në krye të postit.
 Ajo tha se do të tërhiqet pasi nuk autoritet dhe as mbështetjen e anëtarëve të partisë.  

James erdhi në krye në UKIP pas dorëheqjes surprizë të Nigel Farage  një nga mbështetësit kryesor të  Brexit. Pas largimit dhe më këtë vendim të pasueses së tij mesa duket në krye të partisë do të jetë sërish Farage.


Që nga koha e referendumit  shumë prej liderëve janë tërhequr, kryeministri Cameron dorëhiqet menjëherë pas vendimit të referendumit, Farage dorëhiqet nga UKIP, Johnson lë kandidaturën për kryeministër e po ashtu Michael Gove e tani Diane James.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)