BRITANI - Erërat e forta të stuhisë Xavier që kanë goditur veriun e Europës kanë shkaktuar aksidente të shumta rrugore dhe jo vetëm. Dy avionë me pasagjerë janë detyruar të abortojnë procedurat e uljes në aeroportin e Birmingham në Britani si pasojë e erërave të forta.
Avionët janë munduar të mbajnë drejtimin e duhur për të mos rrezikuar të përplaseshin me pistën.
Një manovër e gabuar do të çonte pa dyshim në vdekjen e të gjithë pasegjerëve brenda tyre. Por fatmirësisht pilotët vendosën të ngrihen sërish në ajër për tu’ munduar të ulen sërish, kur forca e erërave të ulej disi.
Më shumë se 7 persona kanë humbur jetën nga stuhia Xavier e cila është më e forta e 60 viteve të fundit që ka goditur brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com