BRITANI - Dy pilotë të një linje ajrore me bazë në Britaninë e Madhe kanë pranuar se kishin fjetur gjumë gjatë fluturimit dhe se e kishin lënë avionin nën drejtimin e pilotit automatik.
Incidenti ndodhi në gusht në bordin e aeroplanit 'Airbus A330' që mbante 350 pasagjerë. Autoritetet vendase nuk i kanë bërë publike emrat e dy pilotëve.
Sipas pilotëve, arsyeja pse ata kishin fjetur gjumë kishte të bënte me oraret e zgjatura dhe lodhjen e tepërt nga fluturimet.
Një koleg i tyre tha se të dy anëtarët e ekuipazhit kishin fjetur vetëm 5 orë gjumë në dy netë për shkak të detyrës.
Ky incident hedh dritë mbi shqetësimet ndërkombëtare se ekuipazhet e fluturimeve vuajnë nga pagjumësia për shkak të punës së lodhshme, dhe kjo gjë i pengon ata që të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë efektive.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com