Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'

Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'

Foto ilustruese

Dy kultivues kanabisi kaluan orë të tëra duke u fshehur në një papafingo pasi policia britanike zbuloi një “shtëpi bari” prej 500,000 £. Oficerët fillimisht besuan se kishin ndërprerë një rast vjedhjeje përpara se të përballeshin me shtëpinë e madhe të drogës. 

Gjykata e Kurorës së Liverpool-it dëgjoi të hënën në seancë, se policia e Merseyside ishte “thirrur pas raportimeve për rrethana të dyshimta” më 14 shkurt të këtij viti. Kur u kontaktua me qiradhënësin, ai konfirmoi se lokalet ishin të pabanuara për tetë vjet dhe se askush nuk lejohej të ishte brenda.

Lee Bonner, në ndjekje penale, përshkroi se si autoritet erdhën në vendngjarje dhe gjetën shqiptarin Dionis Margjeka duke dalë nga ndërtesa. 
27-vjeçari nuk ka dhënë asnjë arsye se pse ishte brenda dhe fillimisht është arrestuar si i dyshuar për vjedhje, por oficerët më pas zbuluan një sasi të madhe bimësh kanabisi në adresë.

Kërkimet e tyre vazhduan të nesërmen, më 15 shkurt, në fazën e së cilës dy të pandehur të tjerë, Aurel Dervishi dhe Aurel Dushku, u vendosën në pranga.

Në total u gjetë 430 bimë që rriteshin brenda një dhome. Rritja kishte një rendiment të vlerësuar prej 12 kg deri në 36 kg, barna me një vlerë potenciale midis 48,160 dhe 541,800 £. 
Margjeka deklaroi se kishte qenë i pranishëm në adresë për dy javë në atë kohë dhe ishte lejuar të qëndronte falas në këmbim të rregullimit të pajisjeve dhe ujitjes së bimëve. 

Dushku, i cili ka një dënim të mëparshëm për drejtim mjeti në gjendje të dehur në shkurt 2023, u tha detektivëve se atij i ishte ofruar punë në këtë pronë dhe kishte qenë i pranishëm për dy ditë, duke shtuar se ishte në dijeni të rritjes, por nuk kishte asnjë përfshirje. 

Anna Duka tha në emër të 29-vjeçarit: “Fillimisht ai ishte këtu ligjërisht, dhe qëndro gjatë Covid-it, më pas e pati të vështirë të kthehej në Shqipëri”. 

Dervishi, Dushku dhe Margieka u shfaqën në seancë përmes lidhjes video nga burgu në Liverpool dhe të ndihmuar nga një përkthyes. Ata u burgosën me 18 muaj secili.

“Ju keni prodhuar një sasi të konsiderueshme për përdorim komercial. E keni kuptuar shkallën e operacionit dhe duhet të kishit pritur një avantazh të konsiderueshëm financiar, por secili prej jush keni kryer një funksion të kufizuar nën drejtim”, tha gjatë seancës gjykatësi Stuart Driver.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

1 milion dollarë, shitet peceta e përdorur nga Barcelona për të nënshkruar me Lionel Messin

1 milion dollarë, shitet peceta e përdorur nga Barcelona për të nënshkruar me Lionel Messin