Mbretëresha Elizabeta II, që është gjithashtu sovrane e Kanadasë, u shpreh sot e shokuar dhe e trishtuar nga shkëmbimi i zjarrit në Parlamentin e Otavas ku u vra një ushtar kanadez.

"Philip-i dhe unë jemi të shokuar dhe të trishtuar nga evenimentet në Otava", njoftoi mbretëresha në një komunikatë.

"Mendimet tona dhe lutjet tona shkojnë për personat e prekur nga ky shkëmbim zjarri", shtoi ajo.

Një person i përshkruar si tetrrorist nga kryeministri kanadez, Stephen Harper, vrau dje një ushtar në Otava dhe ngjalli panik në parlament para se të vritej nga policia.
Bëhet fjalë për ushtarin e dytë kanadez që vritet brenda tre ditësh.

Në një fjalim të mbajtur në televizion menjëherë pas sulmit, Harper theksoi vendosmërinë e Kanadasë, të angazhuar në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit Shteti Islami (ISIS), se nuk do të ndryshojë aspak pozicionimin e tij përballë organizatave terroriste./ATSH/