Britani e Madhe/ ‘Je shumë e bukur për punën që bën’, shoferja e autobusit: Pavarësisht paragjykimeve e kam pasion!

Britani e Madhe/ ‘Je shumë e bukur për punën që bën’, shoferja e autobusit: Pavarësisht paragjykimeve e kam pasion!

Jodie Leigh Fox, shoferja e autobusit

BRITANIA E MADHE- E reja britanike realizojë ëndrrën e saj 3 vite më parë kur ajo u bë një shofere autobusi në Londër.

Jodie Leigh Fox, 24 vjeç ka thënë se ajo e shijon shumë punën e saj dhe shpreson se do të jetë një shofere autobusi deri sa të dalë në pension.

E reja shtoi se çdo ditë ndeshet me komente të ndryshme nga njerëz të habitur që një vajzë e re dhe e bukur bën një punë të tillë.

“Njerëzit më thonë gjithmonë se jam shumë e bukur për të qenë një shofere autobusi, sidomos meshkujt, ndërkohë femrat shpesh më komplimentojnë”, tha 24-vjeçarja.

Pavarësisht vështirësive të punës, Jodie gjithmonë ka dashur të drejtojë autobusë, ajo shpreson që të luftojë stereotipin se shoferët duhet të jenë burra.

E reja britanike bën vazhdimisht trajnime dhe pajiset me kualifikime për të bërë punën e saj më së miri.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh