Britani e Madhe, Jeremy Corbyn
rizgjidhet në krye të Laburistëve
Zgjedhjet e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe kanë përfunduar pa surpriza. Jeremy Corbyn ka fituar përballjen ndaj rivalit të tij, Owen Smith, me një epërsi prej prej 61.8% të votave në favor të tij. Owen Smith u votua në masën 38.2% vota. E përkthyer në vota, Corbyn fitoi me një diferencë të madhe, duke marrë 313 000 vota në krahasim me rivalin Smith, i cili mori 193 000 vota.
Zgjedhjet e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe kanë përfunduar pa surpriza.
Jeremy Corbyn ka fituar përballjen ndaj rivalit të tij, Owen Smith, me një epërsi prej prej 61.8% të votave në favor të tij. Owen Smith u votua në masën 38.2% vota. E përkthyer në vota, Corbyn fitoi me një diferencë të madhe, duke marrë 313 000 vota në krahasim me rivalin Smith, i cili mori 193 000 vota.
Corbyn kaloi një periudhë të vështirë politike, pas referendumit të 23 qershorit që shënoi edhe daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Brenda Partisë Laburiste nisën debate të ashpra shpesh herë edhe deri në fyerje mes deputetëve si dhe ndaj kreut të laburistëve, Corbyn.
Corbyn ka thënë se do të përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie të re me deputetët, por para se fitorja e tij të shpallej zyrtarisht, Corbyn theksoi se "
është përgjegjësi të punohet për ruajtjen e demokracisë në partinë tonë dhe të respektohet udhëheqja si dhe ata që zgjidhen".
Pas fitores së shënuar këtë të shtunë për një tjetër mandat në krye të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn do të nisë menjëherë nga puna ndërtimin e kabinetit hije. Corbyn beson se shumë shpejt mund të fitojë zgjedhjet parlamentare ndaj qeverisë djathtiste të David Cameron, siç e quan ai. Për Corbyn, qeveria e Theresa May, nuk është qeveri e re, pasi është vazhdimësi e asaj të Cameron.
Jeremy Corbyn kërkoi mbështetjen e elektoratit laburist, për të rikthyer të majtën në pushtet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12058
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës
12 Janar, 11:33
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët
12 Janar, 11:09
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje! Im vlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes
12 Janar, 10:48
-
Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë në lutje për Kryepiskopin Anastas. Gjendja e tij mbetet kritike
12 Janar, 10:47
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51