LONDËR, 12 shtator /ATSH-AFP/ - Mijëra persona manifestojnë sot në Londër për një politikë më të favorshme për pritjen e refugjatëve, sipas gazetarëve në terren.
Nën tingujt e bilbilave dhe daulleve, manifestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: "Imigrantët nuk janë kokë turku!", "Hapni kufijtë!" ose "Jeta e refugjatëve vlen!", duke u drejtuar për nga zyra e kryeministrit konservator David Cameron.
Një djal i veshur si një ari "Paddington", personazh shumë i preferuar i britanikëve, mbante një pankartë ku shkruante: "Ariu 'Paddington' ishte një refugjat!".
Ky manifestim mbështetet nga shoqata të ndryshme bamirësie dhe organizata joqeveritare, si "Amnesty International" dhe "Stop the war coalition"./
/G.S/