BRITANI - Polici në Manchester të Britanisë, ka zbuluar një fabrikë armësh e cila përdorte teknologjinë 3D për prodhimin e tyre.
Zbulimi erdhi si rezultat i operacionit për të sulmuar krimin e organizuar në lidhje me drogërat, armët dhe pastrimin e parave.
Më shumë se 2.2 milionë euro mall kontrabandë, armë dhe drogë me vlerë rreth 400 mijë euro u sekuestruan.
Por kjo ishte hera e parë që zbulohej një fabrikë e cila prodhonte amrë 3D në Britani.
Një nga oficerët e policisë tha se tashmë kriminelët mund të blinin teknologjinë e re nëpër dyqane apo internet dhe të prodhonin armët që nga shtëpia e tyre.
Problemi kryesor sipas tij është se armët e reja përbëhen vetëm nga pjesë plastike, çka i bën ato të padukshme gjatë skanimit të rrezeve X dhe pikave të kontrollit nëpër aeroporte.
Pikërisht në lidhje me këtë problem, po shqyrtohet mundësia për të nxjerrë disa ligje të reja për shitjen e armëve 3D, pasi nuk është e mundur të ndalohet shitja e printerave të tyre.
Arma e parë 3D u prodhua në SHBA. Kompania Defence Distributed, punoi 1 vit për të krijuar armën të cilën e testuan në një fermë në Austin, Teksas.
Brenda pak orësh pasi video doli në internet, planet e skicimit të armës së njohur si ‘liberator’, u shkarkuan më shumë se 100 mijë në internet.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com