BRITANI - Një kishë në Britani ka refuzuar të pagëzojë një djalë, sepse prindërit e tij lesbike kërkuan që të regjistrohen të dyja si nëna e tij. Aimi Leggett, 25 vjeç dhe partnerja e saj Victoria, 22 vjeç, dëshironin që të dyja të regjistroheshin si nëna e fëmijës, por prifti Rev Gebauer i tha atyre se kjo gjë ishte e "pamundur".

Prifti nga Kisha e Shën Mërisë në Hampshire tha se "i vjen keq" për personat gay, dhe refuzoi për të kryer ceremoninë e pagëzimit duke pretenduar se ceremonia mund të jetë "ilegale" për të bërë atë që femrat lesbike dëshironin.

Dy partneret zgjodhën kishën e Shën Mërisë për të pagëzuar djalin e tyre, sepse njëra prej tyre, Aimi ishte pagëzuar pikërisht në atë kishë, por edhe sepse prindërit e saj ishin martuar po në atë vend.

Prifti Gebauer deklaroi se "seksualiteti i tyre nuk ka asnjë ndikim në çështjen e pagëzimit. Ato këmëngulën që të regjistroheshin të dyja si mama. Kjo kishë nuk ka asnjë dispozitë të veçantë për këtë".

(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)