Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Edi Rama zhvillon dy ditë takime në Pogradec me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat. Takimet do të zhvillohen në ambientet e rezidencave qeveritare.
Këtë të dielë, takimet do të jenë me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët të raportojë mbi situatën në zonën që mbulojnë. Të hënën, kreu i qeverisë do të takojë ministrat, të cilët mësohet se do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.
Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore.
Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.
Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama.









Komente
Komento