BRITANI E MADHE - Një çift i lumtur ka pasur shastin të lindë trinjake identike, një mundësi kjo e rrallë që ndodh njëherë në 200 milionë raste.

Trinjaket e quajtura Ffion, Medison dhe Pegi kanë ardhur tashmë në shtëpinë e tyre pasi kaluan gjashtë javë nën një kujdes intensiv.
 
Lindja e tyre ndodhi pasi  veza e vetme u nda në tre, një dukuri shumë e rrallë kjo.

Ato ia arritën të dalin në jetë pavarësisht se mjekët i kishin paralajmëruar prindërit e tyre se fetuset mund t'ia "vidhnin" lëngun amniotik njëri-tjetrin në hapësirën evogël të barkut dhe të një ose dy prej tyre mund të vdisnin.

Mirëpo, çifti, e pranoi rrezikun e kësaj shtatzanie dhe nuk lejoi që të abortohej asnjë prej fetuseve trinjakë.

Shtazania e nënës së trinjakëve Karen ishte e vështirë, sepse  në fillim ajo mendoi se kishte vetëm një fëmijë, mirëpo pas 2 muajsh ajo pati dhimbje të hidhura dhe mendoi se po dështonte, por mjekët konstatuan se  ajo priste jo një, por tre fëmijë. Dhimbjet vinin nga fakti se tre fetuset "luftonin" për të pasur pak hapësirë në bark.
 
Tani, ajo thotë se unë gradualisht po shërohem që të kem mundësi të merren me vajzat e mia të bukura, pasi përveç trinjakeve, çifti ka edhe një vajzë tjetër.
trinjake
 (Trinjaket hyjnë në shtëpi)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)