BRITANI E MADHE- Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi po drejtonte një makinë të pasiguruar me 7.3 kg kanabis në të.
Dyshohet se shqiptari i identifikuar si Shkëlqim Meta, 33 vjeç, përdorej si shofer. Por ai nuk ishte i panjohur për policinë britanike. Në muajin mars, Meta ishte dënuar për një dokumente të rreme emigracioni.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj tij, trupa gjykuese vendosi një dënim prej nëntë muaj burg dhe iu ndalua drejtimi i mjetit për 15 muaj. Nëse droga do të arrinte në destinacionin e saj dhe do të shitej në treg do të arrinte vlerën e 70000 paundësh.
Komento