Qindra protestues kundër emigracionit u përplasën me policinë në qytetin portual të Portsmouth, në jug të Anglisë, ndërsa tentuan të pengonin transferimin e emigrantëve që kishin mbërritur në Britani me gomone përmes Kanalit Anglez.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë protestues, shumë prej tyre të veshur me të zeza dhe me fytyrat e mbuluara, teksa bllokojnë rrugët që të çojnë drejt portit. Për të shoqëruar autobusët me emigrantë, policia ngriti një kordon sigurie me efektivë të pajisur me mburoja kundër trazirave.

Protesta u zhvillua vetëm pak orë pas një tjetër tubimi kundër emigrantëve në portin e Doverit. Sipas autoriteteve franceze, një gomone me 140 persona ishte nisur nga brigjet franceze, në perëndim të Gjirit të Senës, drejt Britanisë së Madhe.