LONDËR - Qeveria britanike publikoi sot në internet arkivat e testamenteve të Anglisë dhe Uellsit, që arrijnë deri në vitin 1858 dhe përbajnë 41 milionë testamente, përfshirë edhe atë të Charles Dickens, John Keynes apo Alan Turing.
"Është një burim fantastik jo vetëm për studuesit e gjenealogjisë, por edhe për të gjithë personat që kanë një interes për historinë sociale apo personazhet e famshme", deklaroi në një komunikatë për shtyp sekretarja e shtetit për Drejtësinë e ngarkuar me mbikqyrjen e gjykatave, Shailesh Varam.
Një server i lidhur në internet i mundëson të interesuarve të kryejnë një kërkim thejsht duke shtypur një mbiemër dhe një vit vdekje. Një kopje elektronike e testamentit të kërkuar mund të merret brenda 10 ditësh për rreth 10 sterlina (12,75 euro).
Këto arkiva, që gjithnjë kanë qenë publike por deri tani nuk ishin të disponueshme në internet, mund të përdoren nga gjenealogjikët amatorë dhe profesionistë por gjithashtu çdo person kurioz të zbulojë dëshirat e fundit të një personaliteti të famshëm.
Kuriozët mundet gjithashtu të lexojnë se shkrimtari Charles Dickens kërkoi të varrosej pa madhështi dhe privatisht, se ekonomisti John Keynes dëshironte që shumica e shënimeve dhe dorëshkrimeve të tij të papublikuara të shkatërroheshin apo mund të lexojnë gjithashtu se matematicieni Alan Turing e ndau pasurinë e tij në dy pjesë të barabarta mes një grupi kolegësh dhe nënës së tij./ATSH/
/Shqiptarja.com