BRITANI - Katër pjesëtarë të ekuipazhit të një helikopteri mendohet të kenë humbur jetën në jug të Britanisë së Madhe, në Norfolk, një zonë rurale gati 209 km nga Londra. 

Sipas një funksionari të Pentagonit, helikopteri ushtarak amerikan me 4 persona në bord, po kryente një operacion rutinë ushtrimesh, por më pas ka rënë në tokë. 

Sipas policisë vendase, zona e rënies ndodhet 400 metra nga një rezervat natyror, ndërkohë që forcat ushtarake po ekzaminojnë municionet që transportonte helikopteri në momentin e përplasjes.

Hlikopteri ishte një model Pave Haëk me dy turbina, i prodhuar nga Sikorsky Aircraft Corporation dhe aktualisht ishte në shërbim të United States Air Force.

(v.gj/shqiptarja.com)