Trendi i fundit i tapetit të kuq dhe pasarelave vjen nga Britania e Madhe. Moda e një fytyre të pastër prej adoleshenti ia ka lënë vendin këtë vit, stilit të ri për meshkuj me mjekër të quajtur “Grali i Shenjtë”. Një ëndërr për t’u ndjekur edhe nëse kostoja e saj kalon nga bisturia.
Siç mësohet nga “The Telegraph”, Shoqëria Ndërkombëtare e Restaurimit të flokëve, raporton se në Angli vitin e kaluar, janë kryer rreth 4500 persona për trashjen e qimes së mjekrës, pra me një rritje prej 13%.
Modelët britanikë, janë të gatshëm të shtojnë vlerën e shpenzimeve për aparencën e tyre, për të përqafuar trendin e ri. Megjithatë kostoja e një mode të tillë, kap shifra të konsiderueshme. Kështu trashja e mustaqeve kushton rreth 2900 euro, ndërsa e gjithë mjekra arrin një kosto rreth 11 mijë euro.
Teknika e transplantit të mjekrës bëhet duke marrë qime nga zona të tjera të trupit dhe duke i vendosur në fytyrë, nëpërmjet prerjeve të vogla, të një anestezie lokale. Rreth 90% e flokëve rritet sërish dhe kjo merr dhjetë muaj para se efekti të jetë i plotë.
Metoda vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku ajo kushton rreth $ 7000 (rreth 5 mijë euro). Kirurgët kozmetikë amerikanë shpjegojnë se më të shumtët që kërkojnë këtë lloj të kirurgjisë janë burra 20-40 vjeç për të fshehur puçrra fytyre, ose që kanë një rritje të çrregullt të qimeve.
Redaksia online
(os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com