Britani - Marrëdhëniet e tensionura midis Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit 30 vjet më parë, bënë që zyrtarët britanikë të hartonin një fjalim për Mbretëreshën Elizabet drejtuar kombit në rast të një lufte bërthamore.
Në fjalim, monarkja do të nxiste britanikët që të mbeten të bashkuar dhe të vendosur për të përballuar "çmendurinë e luftës."
Shkruar nga zyrtarët qeveritarë, fjalimi hipotetik ishte pjesë e një mase për të përgatitur Britaninë për kërcënimin e mundshme të një lufte botërore por kurrë nuk u transmetua. Fjalimi i mbretëreshës ishte menduar që do të transmetohej në pranverën e vitit 1983 gjatë periudhës së përkeqësimit të marrëdhënieve amerikano-sovjetike në të cilin atëherë Presidenti amerikan Ronald Reagan përshkroi Bashkimin Sovjetik si një "perandori e së keqes."
Simon Demissie i Arkivit Kombëtar tha se fjalimi dhe dokumentet e tjera në lidhje me ndonjë sulm sovjetik mbi Europën Perëndimore reflektojnë nervozizëm të thellë që preku Britaninë gjatë periudhës që historianët i referohen si "Lufta e Dytë e Ftohtë, në vitet 79-85".
Dokumentet gjithashtu zbuluan se si Margaret Thatcher, e cila ishte kryeministre e Britanisë në atë kohë, hodhi poshtë idenë e punësimit për Ëilliam Hague tani sekretar i Jashtëm, atëherë 21-vjeçar si një këshilltar i Thesarit.
Dokumentet janë lëshuar nga Arkivat Kombëtare, si pjesë e një rregulli 30-vjeçar për të parë të dhënat zyrtare të Zyrës së Kryeministrit dhe Zyrës së Kabinetit të lëshuara për publikun.

(Në foto fjalimi i Mbretëreshës për Luftën e 3 Botërore)
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com