BRITANI- Zëvendëskryeministri dhe udhëheqësi Liberal Demokrat në Britaninë e Madhe, Nick Clegg është shprehur se nuk do të tolerojë frenime të tjera mbi emigracionin nga brenda vendeve të Bashkimit Europian për aq kohë sa ai është në detyrë.
Udhëheqësi Liberal Demokrat insiston se kufizimet e propozuara për emigrantët janë të mjaftueshme për të mbrojtur Britaninë nga një fluks i tyre nga Europa Lindore. Nick Clegg ka sinjalizuar se nuk do të ketë negociata të mëtejshme mbi këtë çështje me kolegët Konservatore para vitit 2015.
Duke shkruar në gazetën “The Sunday Times” ai thotë se: "Kjo është linja që ata duan të ndjekin".
Ndërhyrja e Clegg vjen dy ditë pasi David Cameron i tha Brukselit se Britania do të vërë veton ndaj çdo zgjerimi të mëtejshëm të BE-së, derisa të vendosen kontrolle më të forta sa i takon “migrimit” të punëtorëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com