Britania, BE-ja, Australia dhe Kanadaja thirrje Izraelit: Të merren masa për dhunën ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

Britania, BE-ja, Australia dhe Kanadaja thirrje Izraelit: Të merren masa për dhunën ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

1702216683_sulmohetizraeli.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Qeveria britanike i është bashkuar Bashkimit Evropian, Australisë dhe Kanadasë, duke i bërë thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa të menjëhershëm dhe konkretë për të trajtuar dhunën e lartë të kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Vendet kanë shprehur shqetësim të madh për numrin rekord të sulmeve nga kolonët ekstremistë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. 

“Që nga fillimi i tetorit, kolonët kanë kryer më shumë se 343 sulme të dhunshme, duke vrarë tetë civilë palestinezë, duke plagosur më shumë se 83 dhe duke detyruar 1,026 palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre. Ne dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga kolonët ekstremistë, të cilët po terrorizojnë komunitetet palestineze.Ne përsërisim qëndrimin tonë se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe i kujtojmë Izraelit detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar. Izraeli, si fuqi pushtuese, duhet të mbrojë popullatën civile palestineze në Bregun Perëndimor", deklaruan vendet, raporton Sky News.

Po ashtu më tej thuhet se "dështimi i Izraelit për të mbrojtur palestinezët dhe për të ndjekur penalisht kolonët ekstremistë ka çuar në një mjedis pothuajse të mosndëshkimit të plotë në të cilin dhuna e kolonëve ka arritur nivele të paprecedentë".

"Ata që janë përgjegjës për dhunën duhet të sillen para drejtësisë. Dështimi i Izraelit për të mbrojtur palestinezët dhe për të ndjekur penalisht kolonët ekstremistë ka çuar në një mjedis pothuajse të mosndëshkimit të plotë në të cilin dhuna e kolonëve ka arritur nivele të paprecedentë. Kjo minon sigurinë në Bregun Perëndimor dhe rajon dhe kërcënon perspektivat për një paqe të qëndrueshme. Ndërsa mirëpritëm deklaratën e qeverisë së Izraelit për këtë çështje më 9 nëntor, ku përcolli se do të ndërmerren veprime kundër autorëve të dhunshëm, tani duhet të ndërmerren hapa proaktivë për të siguruar mbrojtjen efektive dhe të menjëhershme të komuniteteve palestineze. Fjalët janë të rëndësishme, por tani duhet të përkthehen në veprim", deklaruan vendet në deklaratën e tyre.

Deklarata u nënshkrua nga Mbretëria e Bashkuar, Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Bashkimi Evropian.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria e Izraelit vret gabimisht 3 pengje në Gaza, reagon Netanyahu: Tragjedi! Qëllohet për vdekje reporteri i ‘Al Jazeera'


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani