Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, ka deklaruar se ushtria izraelite ka vrarë gabimisht 3 qytetarë nga Izraeli, të cilët ishin pengje të Hamasit.
Gjatë një sqarimi për mediat, Hagari është shprehur se ushtarët nuk kanë arritur të dallojnë se kush ishin 3 pengjet, duke menduar që janë eksponentë të Hamasit dhe si pasojë kanë qëlluar drejt tyre, duke i vrarë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quan vdekjen e tre pengjeve “tragjedi të madhe”.
Media e njohur “Al Jazeera”, ka deklaruar se një reporter i saj ka humbur jetën, ditën e sotme, si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.
Sipas “Al Jazeera”, reporteri i cili ka humbur jetën në Gaza quhet Samer Abudaqa.
“Forcat izraelite penguan ekipet mjekësore të arrinin menjëherë tek ai”,- thuhet në deklaratë.
Lufta në lindjen e Mesme shënon sot ditën e 70-të. Forcat izraelite kanë identifikuar trupin e pa jetë të një pengu në Gaza. Ai është Elia Toledano, 28 vjeç. Elia ishte mes festivalit që u shndërrua në një masakër pas sulmit nga militantët e Hamasit.
Ditët e liderit të Hamasit, Jahja Sinwar janë "të numëruara". Kështu tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. "Pavarësisht se sa kohë duhet, por drejtësia Sinwar do të vendoset." shtoi përfaqësuesi i lartë i administratës amerikane, duke folur me një grup të vogël gazetarësh për takimet e zhvilluara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në Izrael. Zyrtari kujtoi se Yahya Sinwar, lideri ushtarak i Hamasit, ka "gjak amerikan në duart e tij" dhe “mban ende pengje amerikane”.
Po ashtu gjatë një operacioni në Gaza, ushtria izraelite gjeti edhe trupat e dy ushtarëve të tjerë që ishin rrëmbyer më 7 tetor. Sipas zëdhënësit të ushtrisë, ata janë Nik Beizer dhe rreshteri Ron Sherman, të dy të moshës 19-vjeçare.
Një anije me flamurin liberian ka marrë flakë në Detin e Kuq pasi u sulmua nga Jemeni. Këtë e bëri të ditur një zyrtar amerikan, siç raporton transmetuesi al-Arabiya. Huthët e Jemenit janë zotuar të sulmojnë çdo anije që i afrohet Izraelit.
Qeveria palestineze e Hamasit ka njoftuar se operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar 18,800 të vdekur që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Rreth 8 mijë prej viktimave janë fëmijë dhe 6.200 janë gra. Ndërsa numri i të zhdukurve në ditën e 70-të të luftës me Izraelin i kalon 7500 persona.
Tragjedi e quan Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vrasjen e tre pengjeve izraelite në Gaza, nga ushtrua izraelite.
“Së bashku me të gjithë popullin e Izraelit, unë përkul kokën me pikëllim të thellë dhe vajtoj vdekjen e tre prej djemve tanë të dashur që u rrëmbyen, mes tyre janë Yotam Haim dhe Samer Fouad Al-Talalka.
Kjo është një tragjedi e madhe. I gjithë shteti i Izraelit është në pikëllim këtë mbrëmje. Zemra ime shkon me familjet që dhembin gjatë kohës së tyre të pikëllimit të pamasë. Dëshiroj t’u dërgoj forcë ushtarëve tanë trima që fokusohen në këtë mision të shenjtë të kthimit të pengjeve tanë, qoftë edhe me çmimin e sakrifikimit të jetës së tyre”, shkroi ai.
“Edhe në këtë mbrëmje të vështirë ne do të mbulojmë plagët tona, do të mësojmë mësimet dhe do të vazhdojmë të kryejmë këtë përpjekje supreme për t’i kthyer të gjithë pengjet në shtëpi të sigurtë”, tha Netanyahu.
Samer Abudaqa
Media e njohur “Al Jazeera”, ka deklaruar se një reporter i saj ka humbur jetën, ditën e sotme, si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.
Sipas “Al Jazeera”, reporteri i cili ka humbur jetën në Gaza quhet Samer Abudaqa.
“Forcat izraelite penguan ekipet mjekësore të arrinin menjëherë tek ai”,- thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera, kompania mediatike ka sqaruar se gjatë sulmit, Abudaqa ishte me kolegun e tij, Wael Dahdouh, i cili aktualisht është i shtruar në spital si pasojë e plagëve të marra.
Emri i këtij të fundit u lakua në mediat botërore pak kohë më parë, pasi më 25 tetor, për shkak të një sulmi izraelit, humbi të gjithë pjesëtarët e familjes së tij.
Daniel Hagari
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, ka deklaruar se ushtria izraelite ka vrarë gabimisht 3 qytetarë nga Izraeli, të cilët ishin pengje të Hamasit.
Gjatë një sqarimi për mediat, Hagari është shprehur se ushtarët nuk kanë arritur të dallojnë se kush ishin 3 pengjet, duke menduar që janë eksponentë të Hamasit dhe si pasojë kanë qëlluar drejt tyre, duke i vrarë.
Ndër të tjera, Hagari bëri të ditur identitetet e pengjeve, duke thënë se ata ishin Yotam Haim, një muzikant 28-vjeçar i cili u rrëmbye nga Hamasi në Kfar Aza, dhe Samer Talalka, 22 vjeç, që i përkiste komunitetit beduin që jetonte në Nir Am.
Ndërsa identiteti i pengut të tretë nuk u bë publik, kjo kërkesë e familjarëve të tij.
Recep Tayyip Erdogan
Shteti i "Izraelit është gjithnjë e më i izoluar dhe në ditët në vijim ky izolim vetëm do të rritet".
Këtë e deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas namazit të së premtes në Stamboll, siç raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Foto e një ushtari dhe tankut izraelit
Ushtria izraelite ka njoftuar vdekjen e një komandanti izraelit tank në luftime tokësore në Rripin jugor të Gazës. Major Shai Oriel Bezem, 23 vjeç, një ushtar rezervë që shërben si komandant tankesh në Batalionin e Nëntë, u vra në një betejë në Rripin jugor të Gazës.
Ushtria izraelite, në faqen e saj zyrtare, tha se ky lajm sjell numrin e përgjithshëm të ushtarëve dhe oficerëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor në 449, duke përfshirë 118 viktima që nga fillimi i betejave tokësore në brez më 27 tetor, raportojnë mediat turke.
Që nga 7 tetori, të paktën 18,787 palestinezë janë vrarë dhe 50,897 të plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.
Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite
Qeveria britanike i është bashkuar Bashkimit Evropian, Australisë dhe Kanadasë, duke i bërë thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa të menjëhershëm dhe konkretë për të trajtuar dhunën e lartë të kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Vendet kanë shprehur shqetësim të madh për numrin rekord të sulmeve nga kolonët ekstremistë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
“Që nga fillimi i tetorit, kolonët kanë kryer më shumë se 343 sulme të dhunshme, duke vrarë tetë civilë palestinezë, duke plagosur më shumë se 83 dhe duke detyruar 1,026 palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre. Ne dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga kolonët ekstremistë, të cilët po terrorizojnë komunitetet palestineze.Ne përsërisim qëndrimin tonë se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe i kujtojmë Izraelit detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar. Izraeli, si fuqi pushtuese, duhet të mbrojë popullatën civile palestineze në Bregun Perëndimor", deklaruan vendet, raporton Sky News.
Po ashtu më tej thuhet se "dështimi i Izraelit për të mbrojtur palestinezët dhe për të ndjekur penalisht kolonët ekstremistë ka çuar në një mjedis pothuajse të mosndëshkimit të plotë në të cilin dhuna e kolonëve ka arritur nivele të paprecedentë".
"Ata që janë përgjegjës për dhunën duhet të sillen para drejtësisë. Dështimi i Izraelit për të mbrojtur palestinezët dhe për të ndjekur penalisht kolonët ekstremistë ka çuar në një mjedis pothuajse të mosndëshkimit të plotë në të cilin dhuna e kolonëve ka arritur nivele të paprecedentë. Kjo minon sigurinë në Bregun Perëndimor dhe rajon dhe kërcënon perspektivat për një paqe të qëndrueshme. Ndërsa mirëpritëm deklaratën e qeverisë së Izraelit për këtë çështje më 9 nëntor, ku përcolli se do të ndërmerren veprime kundër autorëve të dhunshëm, tani duhet të ndërmerren hapa proaktivë për të siguruar mbrojtjen efektive dhe të menjëhershme të komuniteteve palestineze. Fjalët janë të rëndësishme, por tani duhet të përkthehen në veprim", deklaruan vendet në deklaratën e tyre.
Deklarata u nënshkrua nga Mbretëria e Bashkuar, Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Bashkimi Evropian.
Forcat irakiane pro-iraniane
Forcat pro-iraniane irakiane njoftuan së fundmi se kishin sulmuar bazën ushtarake amerikane të Ain al Asad në perëndim të Bagdadit.
Kjo u mësua nga një deklaratë e Rezistencës Islamike në Irak, një ombrellë e grupeve të armatosura që pretendon se po lufton kundër pushtimit amerikan të Irakut dhe që ka intensifikuar sulmet që nga mesi i tetorit në solidaritet me popullsinë e Gazës.
Forcat izraelite
Ushtria izraelite ka shpërndarë fletëpalosje, të shkruara në arabisht, kundër Hezbollahut në rajonet afër vijës së demarkacionit me Libanin.
Mesazhi u drejtohet civilëve libanezë, duke thënë se lëvizja fondamentaliste "përfiton nga situata për t'u futur në shtëpitë tuaja dhe në zonat e punës suaj nga të cilat fitoni jetesën tuaj, është një rrezik real".
Gaza pas bombardimeve izraelite
Izraeli ka vazhduar bombardimet në Gaza gjatë natës, ndërsa raportohet se disa fëmijë janë në mesin e të vrarëve nga sulmet në Khan Younis dhe Rafah në jug.
Kohët e fundit, SHBA – aleati më i ngushtë i Izraelit – ka treguar shqetësim në rritje për numrin e viktimave civile dhe krizën humanitare të shkaktuar nga lufta.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se bisedimet e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për kalimin në një fazë më të saktë të operacioneve ushtarake kishin qenë “konstruktive”, raporton BBC.
Në Uashington, Presidenti i SHBA Biden tha se nuk donte që Izraeli të ndalonte së ndjekuri Hamasin, por donte që ai “të fokusohej në mënyrën se si të shpëtonte jetë civilësh”. Sot, Sullivan do të takohet me zyrtarët e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një zhvillim tjetër, forcat speciale izraelite thuhet se kanë gjetur trupin e një pengu izraelit, Elia Toledano, i cili u rrëmbye nga Hamasi nga një festival muzikor më 7 tetor. Më shumë se 100 pengje mendohet se janë ende gjallë në Gaza.
Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite
Një zyrtar nga agjencia e ndihmës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë e ka përshkruar Gazën si “të pajetueshme”.
Duke folur për BBC News Channel, Juliet Touma nga UNRWA thotë se moti i keq i kohëve të fundit po përkeqëson kushtet tashmë të rënda.
Ajo thotë se UNRWA ka 150 strehimore të tjera, por duhet të hapë më shumë, pasi ato ekzistuese janë “të mbipopulluara dhe nuk mund të marrin më njerëz”.
Touma vazhdon duke shpjeguar se njerëzit “po përdorin vetëm ndërtimin e kasolleve” ose jetojnë në makinat e tyre.
Touma pohoi se UNRWA po sjell ndihma në rajon, por shton se agjencia është e kufizuar në Rafah për shkak të “bombardimeve të rënda” nga Izraeli.
“Ju nuk mund të jepni ndihma nën një qiell plot me sulme ajrore. Ne nuk mund të hyjmë tek ata që kanë më shumë nevojë për ne dhe të përmbushin detyrat tona”, tha ajo.
Liban
Grupi libanez Hezbollah tha të enjten se një nga luftëtarët e tij u vra në përleshjet me forcat izraelite pranë kufirit midis Libanit dhe Izraelit. Grupi e identifikoi anëtarin si Mehdi Halil Zahter.
Tensionet janë ndezur përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit mes shkëmbimeve të përhershme të zjarrit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dy palët luftuan një luftë në shkallë të gjerë në 2006.
Të paktën 105 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë që nga shpërthimi i përleshjeve për herë të parë më 8 tetor, sipas shifrave të publikuara nga grupi. Tensioni kufitar vjen mes një ofensive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.
Tzipi Hotovely
Ambasadorja e Izraelit në Britaninë e Madhe ka refuzuar zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve.
Tzipi Hotovely ka deklaruar se palestinezët kurrë nuk kanë dashur që të kenë shtet në kufi me Izraelin.
Komentet e saj përfaqësojnë edhe qëndrimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu teksa i ka refuzuar edhe thirrjet për armëpushim.
Ndërkohë, kryeministri britanik Rishi Sunak ka konfirmuar se qeveria e tij e sheh si zgjidhjen e duhur atë me dy shtete pasi të përfundojë lufta në Gazë.
“Nuk pajtohemi me këtë. Pozicioni ynë mbetet që zgjidhja me dy shtete është e duhura. E kam thënë vazhdimisht se po vdesin shumë njerëz të pafajshëm. Askush nuk dëshiron që ky konflikt të zgjasë. Natyrisht, Izraeli ka të drejtën që të mbrohet nga sulmet terroriste. Por siç i kam thënë edhe kryeministrit Netanyahu, Izraeli duhet të marrë masa për të mbrojtur civilët e pafajshëm”, ka thënë ai.
Sunak ka thënë se Britania vazhdon të bëjë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm me të cilin do të liroheshin pengjet dhe arritjen e më shumë ndihmave në Gazë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar të enjten se nga bombardimet izraelite në 24 orët e fundit janë vrarë 19 persona.
Që prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë 18 mijë e 600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Ushtarët e Hamasit
Hamasi ndërtoi tunelet e tij për t'i rezistuar përmbyetjeve, tha zëdhënësi i grupit islamik palestinez Osama Hamdan, citohet të ketë thënë nga mediat arabe.
Duke folur në një konferencë shtypi në Bejrut, Hamdan komentoi raportet për përmbytjet e mundshme të kalimeve nëntokësore nga forcat izraelite brenda Rripit të Gazës.
“Tunelet u ndërtuan nga inxhinierë të trajnuar mirë dhe të arsimuar, të cilët morën parasysh të gjitha sulmet e mundshme nga okupimi. Tunelet janë pjesë integrale e rezistencës dhe janë marrë parasysh të gjitha pasojat dhe sulmet e planifikuara”.
Televizioni publik izraelit Kan raportoi dje se ushtria izraelite bëri përpjekjen e parë për të përmbytur një tunel ushtarak të Hamasit në sektorin verior të Rripit të Gazës me ujë të marrë nga deti.
Keta ndyresira shkuan ne tokat e tjetrit i pushtuan dhe tani nuk duan qe ata te ekzistojne si shtet , a mund te mbeshtetesh kete shtet sionist gjakatar ? Ipokrizia perendimore me ameriken ne krye ka kaluar ne nivele te paprecedente kriminal dhe nga ana tjeter e heqin veten si vende parimore dhe demokrat
Përgjigju