Britania dhe Shqipëria stërvitje të përbashkët ushtarake në Pashaliman, Ministria e Mbrojtjes: Promovojmë ndërveprimin me NATO-n

Britania dhe Shqipëria stërvitje të përbashkët ushtarake në Pashaliman, Ministria e Mbrojtjes: Promovojmë ndërveprimin me NATO-n

Foto nga stërvitja, Austere Wolf

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj nisjen e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake midis trupave britanike dhe Forcave të Armatosura Shqiptare në Pashaliman.

Stërvitja synon bashkëveprimin e trupave të NATO-së gjatë vështirësive që mund të ndeshin në aksione ushtarake që lidhen me lundrimin.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes stërvitja nis në 7 Tetor dhe do të kryhet në bashkëpunim me “Austere Wolf-24” në kuadër të “Corridor VIII Response”.

"Forcat tona të Armatosura do të zhvillojnë për gati dy javë Stërvitjen e Përbashkët detare bregdetare “Austere Wolf-24” me kolegët e tyre të Britanisë së Madhe, në Pashaliman në kuadër të “Corridor VIII Response”.

Kjo stërvitje parashikohet të zgjasë deri më 7 tetor 2024. Në të njëjtën periudhë, pala britanike, përpos zhvillimit të stërvitjes “Austere Wolf 24” parashikon të zbarkojë në vendin tonë edhe trupat e NATO “Strategic Reserve Force” (SRF), të cilat do të vijojnë kalimin në itinerarin e Korridorit VIII, Shqipëri (Durrës ose Vlorë) - Maqedoni e Veriut - Kosovë - Shqipëri.

Stërvitja “Austere Wolf-24”, e planëzuar nga pala britanike, ka për qëllim zbarkimin e trupave dhe mjeteve lundruese në kushte të vështira bregdetare në bashkëpunim me vendin pritës. Qëllimi i kësaj stërvitje është promovimi i ndërveprueshmërisë midis vendeve anëtare të NATO-s. Në këtë stërvitje Forcat tona të Armatosura do të angazhojnë anije patrulluese dhe zhytësit e Forcës Detare, trupa të Forcës Tokësore e deri te suporti me helikopter nga Forca Ajrore."-njoftoj Ministria e Mbrojtjes. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet