Ilirjan Blloshmi: I miri Agim, Zoti ta dëgjoi fjalën, Ervin Salianji është dënuar! Ti nuk jetove ta shikoje rrënimin e një maskarai të veshur me kostum!

Ilirjan Blloshmi: I miri Agim, Zoti ta dëgjoi fjalën, Ervin Salianji është dënuar! Ti nuk jetove ta shikoje rrënimin e një maskarai të veshur me kostum!

Ilirjan Blloshmi

Deputeti Ervin Salianji u dënua me formë të prerë nga Apeli i Tiranës ditën e sotme (25 Shtator), i cili la në fuqi verdiktin e shkallës së parë me 1 vit burgim për veprën penale “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”, që kishte hetuar Prokuroria dhe fliste për inskenimin që iu bë Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, deputetit socialist Fatmir Xhafaj.

Një prej reagimeve të shumta është edhe ai i Ilirjan Blloshmit, në rrjetin social Facebook. I njohur si krijues dixhital, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shpesh aktiv në postime për situatën politike dhe të aktualitetit, ai kujton një histori të vjetër me një qytetar të Tiranës, që nuk jeton më dhe për të cilën bën përgjegjës pikërisht Ervin Salianjin.

Dikur në Bashkinë e Tiranës, si avokat i qytetit te Sektori i Shërbimit Publik (2011-2015), sipas Blloshmit, Salianji kishte tentuar bashkë me një grup, për t’i marrë shtëpinë qytetarit me emrin Agim, teksa ky i fundit i kishte kujtuar se “do vinte dita që edhe ai do e pësonte në kurriz” dhe se “i kishte lënë Zotin”.

Postimi i plotë i Ilirjan Blloshmit:

“Prova që Zot ka!

I shtrenjti Agim, që po na shikon nga atje lart. Zoti ta dëgjoj lutjen.

“Ty të kam lënë Zotin” do i thonte dikur i miri Agim, Ervin Salijanit. Në ate kohë Salijani ishte në Bashkinë e Tiranës. Bashkë me një grup horrash të tjerë tentoi t’i merrte shtëpinë Agimit.

Do vijë dita që do e provosh dhe ti një herë mbi shpinë, i thoshte.

Sot Ervin Salijani është dënuar i miri Agim. Zoti ta dëgjoi fjalën. Ti nuk jetove që ta shikoje rrënimin e një maskarai të veshur me kostum pushteti”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku i Agimit: 26/09/2024 23:00

    Te lumte ajo goje more Ilir e ke qendis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament