Britania do të shpallë grupin Wagner si organizatë terroriste

Britania do të shpallë grupin Wagner si organizatë terroriste

Mbretëria e Bashkuar do të shpallë grupin Wagner si një organizatë terroriste "brenda javësh" sipas disa qeveritarëve në një intervistë për gazetën Financial Times.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, pritet të shpallë përcaktimin "e menjëhershëm" në përputhje me kompetencat sipas Aktit të Terrorizmit 2000, njoftoi gazeta. 

Lëvizja vjen pasi një raport zbuloi se sanksionet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar e cilësojnë grupin Wagnerin si "të padurueshëm".

Britania ka vendosur tashmë sanksione ndaj grupit Wagner, shefit të tij Yevgeny Prigozhin dhe individëve të tjerë të lidhur, por është kritikuar se pse nuk ka vepruar më shpejt për këtë gjë.

Ata thanë se ndalimi e bën vepër penale nëse inkurajon, mbështet, ndihmon ose përdorë logon e atij grupi dhe se dënimi maksimal për një shkelje të ndalimit është 14 ite ose me gjobë. 

Sekretarja e Brendshme mund të ndalojë një organizatë nëse ajo kryen, përgatit ose promovon terrorizmin.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë