Në Kales, qytet në veri të Francës do të ndërtohet një mur 4 metra i lartë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve klandestinë, dhe ajo që do të paguajë do të jetë qeveria e Londrës. Marrëveshja u nënshkrua nga Britania e Madhe dhe Franca ndërsa dy ditë më parë banorë të Calais u hodhën në protest për të kundërshtuar xhunglën Calais një vendstrehimi për refugjatët të cilët duan të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në fakt bëhet fjalë për një barrier e përbërë prej çimentoje, e gjatë 1 km dhe që do të ndërtohet në autostradën që të con në portin Dover dhe në tunelin ku kalon treni . Investimet e kërkuara për ndërtimin e murit do të kushtojë rreth 2.7 milionë euro.
Në mars të 2016 Mbretësria e Bashkuar i kish akorduar Francës 20 milionë euro për të mbajtur nën mbikqyrje krizën e emigrantëve në xhunglën e Calais
Punimet për ndërtimin e murit do të nisin shumë shpejt shkruan Daily Mail ndërsa polemikat sapo kanë nisur.
Tashmë prej kohësh Calais ndodhet në kaos. Krahas protestave që denonconin kushtet e jetesës në kampin e e refugjatëve një raport tregonte se gjatë korrikut cdo 6 minuta një emigrant përpiqej të hipte në një kamion.
Mesa duket Donald Trump nuk është i vetëm me vendimet e tij duke u shprehur se nëse zgjidhet president do të ndërtojë një mur me Meksikën.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO