LONDËR, 29 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Britania e Madhe ndodhet në darën e një të ftohti të jashtëzakonshëm, ku mbrëmjen e kaluar u regjistruan temperaturat më të ulta të vitit, sidomos në Angli, Uells dhe në Irlandën e Veriut.

Sipas BBC-së, termometri ra në minus 8,8 gradë Celsius në Katesbridge (Irlanda e Veriut), ndërkohë në Oxfordshire (Angli) u regjistrua temperatura minus 7,6 gradë Celsius.
Zyra meteorologjike britanike, Met Office ka njoftuar sinjalin e alarmit në disa zona të vendit.

Për automobilistët këshillohet vëmendje e madhe për shkak të dëborës dhe akullit./ a.jor.