Britania e Madhe publikon bilancin vjetor : Mbi 45 mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez në 2022

Britania e Madhe publikon bilancin vjetor : Mbi 45 mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez në 2022

Britani e Madhe

Britania e Madhe ka publikuar bilancin e emigrantëve të cilët kaluan në Kanalin e La Manshit gjatë vitit 2022.

Sipas shifrave të qeverisë, gjithsej 45,756 emigrantë kaluan Kanalin Anglez dhe kaluan në Britani ,  duke përfshirë 90 persona që bënë udhëtimin nga Franca me dy anije në ditën e Krishtlindjes .

Ministria e Mbrojtjes nuk regjistroi incidente të tjera të ngjashme gjatë gjashtë ditëve të mbetura të vitit 2022 kur kushtet atmosferike ishin të pafavorshme.

Zyrtarët e Home Office vlerësojnë se deri në 60,000 njerëz ka të ngjarë të kalojnë Kanalin gjatë vitit të ri. Politikanët janë përpjekur të kontrollojnë krizën e migracionit gjatë vitit të kaluar teksa tensionet rriten mes paqëndrueshmërisë politike me tre kryeministra dhe tre ministra të brendshëm të zëvendësuar në një hapësirë ​​të shkurtër kohore.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, e cila njihet për qëndrimin e saj të ashpër ndaj emigracionit, ka folur për "ëndrrën" e saj për të parë realizimin e planit të qeverisë britanike për të dërguar refugjatë në Ruandë.

Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur se ky plan është i ligjshëm, por ende nuk është zbatuar për shkak të proceseve ligjore në pritje. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes në prill, 40,460 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin Anglez.

Kujtojmë se Qeveria britanike ka arritur marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm. Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri publike marrëveshjen për frenimin e emigracionit shqiptar, e cila do të përshpejtojë deportimet. Sunak në Parlament tha se 1/3 e azilkërkuesve janë shqiptarë, të një vendi të begatë e të sigurt, teksa njoftoi se 400 specialistë britanikë do të zbarkojnë në Rinas për të ndalur emigrantët.

Ky plan masash erdhi pas bisedës telefonike që pati Sunak me kryeministrin Edi Rama. Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe ka qenë tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’. Kjo nxiti reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku kërkuan që ministrja e brendshme, Suella Braverman t’u kërkonte ndjesë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion