BRITANI - Jugu i Britanisë së Madhe është goditur nga një stuhi e fortë atlantike e cila mendohet se është më e forta e viteve të fundit. Deri më tani 220 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe shërbimet hekurudhore janë anuluar pasi erërat e forta kanë rrëzuar pemët.
Një vajzë 17 vjeç në Kent, ka mbetur e vdekur pasi një pemë u rrëzua mbi shtëpinë e saj, ndërkohë që ajo ishte duke fjetur. Ndërsa në Watford një burrë në të 50-tat ndërroi jetë kur pema ra mbi makinën e tij tip Peugeot 307 me të brenda.
Erërat e forta të cilat arrinin deri në 100 kilometra në orë dhe shirat e dendur kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës së diel.
Kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen edhe më shumë në ditët në vazhdim.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com