“Burime të gazetës kanë thënë këtë javë se Ambasada Britanike në Prishtinë, deri tash, nuk e ka pajisur me vizë kreun e Qeverisë. Dy javë më parë, edhe Ambasada Amerikane refuzoi t’i jepte vizë Haradinajt, duke ia pamundësuar një aktivitet në shtetin e Iowa-s”, thuhet tutje në këtë shkrim, raporton KTV.
Masa të këtilla, sipas gazetës, kanë pasuar pak kohë prej kur kreu i Qeverisë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, cytën iniciativën për ta shembur Gjykatën Speciale, pavarësisht se themelimi i saj është bërë në marrëveshje me ndërkombëtarët.
Në një përgjigje për “Kohavisionin”, Zyra për Informim e Qeverisë, ka mohuar që kryeministrit t’i jetë refuzuar viza. Megjithatë, ata kanë pranuar se Haradinajt ende nuk i është aprovuar ajo.
Ndërsa, këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi, në një postim në Facebook, ka akuzuar gazetën ku ka punuar në të kaluarën, për “kalim të kufijve të etikës”. Pak kohë pas përpjekjes për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, në Kuvendin e Kosovës, kryeministrit Haradinaj i ishte refuzuar viza për SHBA.
d.c./shqiptarja.com









