PRISHTINË, 8 Janar/ATSH/.- Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff.
Sipas KosovaPress, gjatë takimit ambasadori britanik u informua mbi hapat e ndërmarrë deri tani nga MAP-i për reformën në administratën publike dhe përfshirjen e komuniteteve në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
Në komunikatën për media të kësaj ministrie, thuhet se ministri Yagcilar ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e përhershme që po i jep Britania e Madhe shtetit të Kosovës.
Temë e bisedës në këtë takim ishte edhe "Young Cell Scheme"(Skema e Qelizave të Reja), që ka të bëjë me mbështetjen e zhvillimit të shërbimit civil në Kosovë./m.m/