Britania planifikon të dyfishojë numrin e ushtarëve të trajnuar ukrainas në vitin 2023. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace në një fjalim në Parlament.

"Forcat tona të armatosura po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zhvilluar aftësitë luftarake të burrave dhe grave ukrainase. Ne trajnuam pothuajse 10,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në 2022. Së bashku me forcat tona të armatosura dhe aleatët tanë, ne synojmë të dyfishojmë numrin në 2023. Dëshiroj të shpreh zyrtarisht mirënjohjen time për Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Suedinë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Lituaninë, Holandën dhe Australinë për ndihmën e tyre në stërvitjen e ukrainasve”- tha Ben Wallance, ministri britanik i mbrojtjes.


Lajmi kryesor:

Putin përdor për herë të parë fjalën ‘luftë’ për pushtimin rus në Ukrainë! Bombardime të tjera në Donetsk, vdesin 4 persona