Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi

Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi

Britania paralajmëroi të dielën shtetasit e saj që udhëtojnë për në Suedi për sulme të mundshme terroriste pas rasteve të djegies së Kuranit nga aktivistë anti-islamikë, një veprim që ka zemëruar myslimanët.

Në udhëzimet e përditësuara mbi udhëtimet, ministria e Jashtme e Britanisë tha se autoritetet suedeze kishin parandaluar me sukses disa sulme të planifikuara dhe kishin kryer arrestime.

"Duhet të tregoni vëmendje dhe kujdes të madh në këtë periudhë," thuhej në njoftim ndërsa shtohej se " ka shumë të ngjarë që terroristët të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi", dhe zonat e vizituara nga të huajt janë objektiva të mundshëm.

Përmes një deklarate, ku pranonte ndryshimin e udhëzimeve për udhëtime nga autoritetet britanike, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, Henrik Landerholm përsëriti kërcënimet në rritje ndaj Suedisë që nga rastet e djegies së Kuranit.

Zoti Landerholm tha se sulmi ndaj ambasadës suedeze në Irak më 19 korrik, një tentativë për sulm ndaj ambasadës së saj në Liban më 9 gusht dhe gjithashtu sulmi me armë zjarri në 1 gusht në konsullatën suedeze në Turqi, ndikuan në vlerësimin e rrezikut.

Bazuar në ligjet që mbrojnë lirinë e shprehjes, në Suedi djegia e Kuranit është e lejuar, por për myslimanët djegia e librit të tyre të shenjtë është blasfemi.

Edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ka paralamëruar shtetasit amerikanë për sulme të mundshme terroriste në Suedi, në deklaratat e saj për udhëtimet jashtë vendit./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti