Britania përgatitet për kurorëzimin si mbret të Çarlsit të tretë, ndërsa monarkia përballet me sfidat e shekullit të 21

Britania përgatitet për kurorëzimin si mbret të Çarlsit të tretë, ndërsa monarkia përballet me sfidat e shekullit të 21

Britania përgatitet për kurorëzimin si mbret të Çarlsit të tretë. Ceremonia pritet të mbahet në 6 maj dhe dhjetra udhëheqës botërorë dhe krerë shtetesh janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni historike, ndërsa miliona njerëz pritet ta ndjekin atë përmes televizorit.

Në qiell dhe në tokë po kryhen përgatitjet për kurorëzimin e mbretit Çarls i tretë. Do të jetë një ngjarje madhështore me plot shkëlqim. Qindra mijëra njerëz pritet të mbushin rrugët nga Pallati Buckingham në kishën Westminster Abbey.

Çdo detaj i ceremonisë ka kuptim historik dhe fetar. Mbreti Çarls do të lyhet me vaj të shenjtë të sjellë nga Jeruzalemi. Kryqi i shërbesës fetare do të përmbajë fragmente, që thuhet se janë nga Kryqi mbi të cilin u kryqëzua Jezusi dhe që i janë dhuruar mbretit Çarls nga Papa Françesku.

“Ceremonia i ka rrënjët rreth 1 mijë vjet më parë, në vitin 973, kur Mbreti Edgar u kurorëzua në qytetin Bath. Sipas asaj që dihet, i pari që u kurorëzua në kishën Ëestminster Abbey ishte Duka i Normandisë William, i njohur si William Pushtuesi në 1066. Rituali aktual ka ndryshuar shumë pak me kalimin e shekujve”, thotë Richard Fitzwlliams, analist për çështjet mbretërore .

Çarls u bë zyrtarisht mbret pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, më 8 shtator.Kurorëzimi është gjithashtu një mundësi që populli britanik të festojë mbretërimin e monarkut të tyre të ri. Në të gjithë Britaninë pritet të ketë organizime festive për komunitetin.

Ngjarja do t'i bëjë jehonë kurorëzimit të mbretëreshës Elizabet 70 vjet më parë. Por do të ketë dallime të rëndësishme.Kjo nuk është sfida e vetme për mbretin 74-vjeçar. Një sondazh i fundit tregoi se 58% e popullsisë mbështet monarkinë, por tek të rinjtë e moshës 18-24 vjeç, mbështetja është vetëm 32%.

“Unë mendoj se ai i kupton sfidat që ka përpara monarkia dhe është shumë e rëndësishme që të ketë një formë të pranimit të lidhjeve të monarkisë me tregtinë e skllevërve në vitet e kaluara. Anagazhimi i tij për mbrojtjen e mjedisit është i shkëlqyer dhe mirëpritet gjerësisht nga brezi i ri”, thotë zoti Fitzwlliams.

Mbi monarkinë vazhdon të lërë gjurmë largimi nga familja mbretërore e Princit Harry dhe Meghan Markle mes akuzave për racizëm, të cilat pallati mbretëror i ka mohuarishme.Princi Andrew, vëllai i mbretit Çarls u detyrua të lërë vendin pasi arriti një marrëveshje për të shmangur ngritjen e akuzave për abuzim seksual.Analistët mendojnë se monarkia pritet të vihet përballë disa sfidave.

“Sfida e madhe për familjen mbretërore është që të mos humbasë popullaritetin. Po bëhet e parëndësishme. Ata e kuptojnë këtë. Mbretëresha thoshte gjithmonë se “është e rëndësishme që anëtarët e familjes mbretërore të shfaqen, të jenë të pranishëm dhe të besueshëm. Ata duhet të luajnë një rol në jetën publike të kombit”, thotë Robert Hardman, shkrimtar për çështjet e Mbretërisë.

Familja mbretërore shpreson që kurorëzimi të jetë një mundësi për festë publike, por dhe për rinovimin e vetë monarkisë.Ceremonia do të shënojë gjithashtu një kapitull të ri me shumë sfida. Mbreti Çarls do të duhet të përballet me to në mënyrë që Familja Mbretërore të vazhdojë të jetë e rëndësishme në shekullin e 21-të.VOA

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë