Britania "po mendon tërheqjen"
nga Eurovizion
Britania mund të mos konkurrojë më në edicionet e ardhshme të “Eurovizion”, pasi rezultati i dobët i javës së shkuar ngjalli një irritim kombëtar ndaj festivalit që bashkon këngët fituese të festivaleve shteterore.
LONDER- Britania mund të mos konkurrojë më në edicionet e ardhshme të “Eurovision”, pasi rezultati i dobët i javës së shkuar ngjalli një irritim kombëtar ndaj festivalit që bashkon këngët fituese të festivaleve shteterore.
Të përfaqësuar nga veterani 76-vjeçar, Engelbert Humperdink, britanikët u renditën të dytët nga fundi në natën finale.
Midis 42 vendeve pjesëmarrëse, vetëm Irlanda, Letonia, Belgjika dhe Estonia dhanë pikë për baladën “Love will set you free”.
Me mijëra anglezë iu drejtuan “BBC”-së duke i kërkuar që të bojkotojë edicionet e ardhshme, për shkak të votimit tejet të politizuar, që e pengon vendin që të ketë ndonjë shans real për sukses.
Nga “Twitter, një prej prezantuesve më të njohur në Britani, Philip Schofield, udhëhoqi “kryqëzatën”, duke thënë: “Është koha që të tërhiqemi një herë e përgjithmonë. Edhe sikur të dërgojmë Robbie Williams nuk kemi asnjë shans për fitore me këtë votim politik”.
Sipas shtypit britanik, burime pranë “BBC” kanë konfirmuar se kjo çështje po studiohet.
Megjithatë, zyrtarisht, një zëdhënës i “British Broadcasting Corporation” hodhi poshtë këto spekulime, duke thënë se: “Votimi politik mund të ketë ndonjë lloj ndikimi në renditjet e këngëve, por gjithmonë fituese arrin të shpallet kënga më e mirë”.
(b.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.3%
-
JO
48.7%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2767
Lajme të tjera
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24
-
'Gjelat' të pandalshëm përballë Holandës, gjunjëzojnë 'tulipanët' brenda 21 minutave lojë! Mbappe trefishon shifrat
24 Mars, 21:20
-
Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohet
24 Mars, 21:19