Britania regjistroi vetëm një viktimë nga COVID sot, numri më i ulët i fataliteteve në nëntë muaj, ndërsa po ashtu ka rënë ndjeshëm edhe numri i rasteve të reja të infeksioneve. Në 24 orët e fundit u regjistruan 1,649 raste të tjera me COVID, një numër shumë i ulët krahasuar me 2064 që u regjistruan të hënë e kaluar.
Po ashtu Britania vijon me vaksinimet, ku deri më tani janë vaksinuar 15.4 milion njerëz, ose 30% e të gjithë të rriturve.
Megjithatë, pavarësisht suksesit të procesit të vaksinimit dhe uljes së rasteve me COVID, Kryeministri Boris Johnson dhe lajmin e keq për britanikët, duke thënë se shumë vende që tani më janë në listën e gjelbër të udhëtimeve mund të rrezikohen nga një fluks i sëmundjes dhe se për këtë arsye do të ketë masa shtrënguese edhe gjatë sezonit veror. Komentet e tij erdhën disa orë pasi BE zbuloi planet për të lejuar britanikët e vaksinuar që të udhëtojnë për pushime verore.