Britania e Madhe shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa votimi mbahet më datë 4 korrik. Ndërsa kryeministri Rishi Sunak shpalli ditën e zgjedhjeve, sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ishte në Tiranë dhe u detyrua të largohet më shpejt nga çfarë kishte parashikuar në axhendë.
Avokat Naim Hasani i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, foli për arsyet përse Britania e Madhe shkoi në zgjedhje të parakohshme. Ai rendit disa prej pakënaqësive të britanikëve, por me e rëndësishmja sipas tij është politika e dështuar për emigrantët e paligjshëm.
“Ky vendim është i vonuar, se qytetarët britanik mezi prinin të kishin një datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Situata ka vazhduar të përkeqësohet nga ana ekonomike. Kanë qenë një mori premtimesh të partisë konservatore që nuk janë mbajtur, qytetarët janë përballur me rritjen e kostos së jetesës, rritjen e kostos së kredive, probleme me shëndetin publik. Kanë qenë një numër problemesh, sidomos ardhja e emigrantëve të paligjshëm, politika e dështuar për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda”, tha Hasani.
Ndryshe nga konservatorët të cilën duan të dërgojnë emigrantët e paligjshëm në Ruanda, Hasani thotë se laburistët nëse vijnë në pushtet kanë premtuar se do ta anulojnë këtë politikë.
“Laburistët e kanë bërë të qartë se nëse vijnë në pushtet, politika e dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në Ruanda do të anulohet, do luftojë trafikantët që organizojnë trafikun e qenieve njerëzore, duke ngritur një strukturë të veçantë për mbrojtjen e kufirit duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët europianë.
Dje ishte ditë historike, sepse të gjithë prinin që të caktohej data e zgjedhjeve, pritej që zgjedhjet të zhvilloheshin në tetor ose nëntor, askush nuk e priste që do zhvilloheshin pas 6 javësh”, tha Hasani.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.9%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista
5 Janar, 12:24
Qeveria ka deshtuar sepse ekonomia po shkon keq e mos me keq ne Britani jo sepse po i plas njeriut per emigrantet , por edhe qe eria qe do te vije mos mendoni se do re ndryshoje situaten e veshtire ekonomike qe ka pllakosur ishullin britanik . Kjo tregon qe vendet perendimore do ta kene shume te veshtire tani e tutje sepse po e humbin terrenin ne fushen nderkombetare
Përgjigju