Britanikja The Times:Ermonela Jaho
“Madama e vërtetë” e Royal Opera-s

Britanikja The Times:Ermonela Jaho<br />“Madama e vërtetë” e Royal Opera-s
Britanikja “The Times” ka vlerësuar në mënyrë të jashtëzakonshme këngëtaren shqiptare të operës Ermonela Jahon, përmes një artikulli të titulluar shkurt “Madama e vërtetë” ndërsa shkrimi vijon më poshtë me nëntitullin “Ermonela Jaho është Butterfly i ri i Royal Opera-s.
 
“Ermonela Jaho është antitezë e divave të kompletuara të shtëpive më të mëdha të operave me albume nga më të vlerësuarat nga kritika e operës, me intervista të publikuara nga shtypi prestigjioz dhe me një bagazh të madh të personelit për marrëdhëniet me publikun pas vetes”, e hap shkrimin prestigjiozja.
 
The Times risjell në kujtesë me pak fjalë karrierën në ngjitje të sopranos Ermonela Jaho dhe sfidat e saj, ku konkretisht shkruan se “Sopranoja shqiptare, që u bë lajm kur zëvendësoi Anja Harteros me “Suor Angelica”-n e Puçinit në Royal Opera House në vitin 2011, është kthyer këtë muaj për një rol edhe më të kërkuar: për zemër-lënduarën Cio-Cio-San, geishën tragjike të “Madam Butterfly”-it të Puccinit”.
 
“Jaho është tashmë një Butterfly me përvojë”, shkruan “The Times”.
 
Ky shkrim që i dedikohet Ermonela Jahos për rolin e saj, lidhet me faktin se ajo do të marrë pjesë në Festivalin Peralada në Spanjë, krahas tenorit Bryan Hymel, në një koncert që do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë