Britaniku nostalgjik për regjimin
rikthehet në Tiranë pas 30 vitesh
Mark Leslie:Enver Hoxha,figurë historike
Turisti viziton varrin e ish-diktatorit/FOTO

Britaniku nostalgjik për regjimin<br />rikthehet në Tiranë pas 30 vitesh<br />Mark Leslie:Enver Hoxha,figurë historike<br />Turisti viziton varrin e ish-diktatorit/FOTO
Ditët e fundit, në kryeqytet takon më shumë turistë sesa qytetarë vendas. Mes atyre që preferojnë bregdetin e bukur, freskinë e alpeve apo traditat e vendit tonë, ka edhe nostalgjikë të sistemit komunist.

E tillë është historia e anglezit Mark Leslie, i cili rikthehet në Tiranë pas 30 vjetësh, me dëshirën e madhe për ta vizituar edhe një herë varrin e diktatorit Enver Hoxha. 57- vjeçari shoqërohet nga 2 djemtë e tij Peter dhe Andrew Leslie.

Kam ardhur në Shqipëri në 1987, kur ishte një vend i vështirë për t'u vizituar, por isha shumë i interesuar sepse ishte një vend shumë i bukur dhe me njerëz shumë miqësor.

Jam rikthyer këtë fundjavë me 2 djemtë e mi për një turn në Shqipëri dhe për të vizituar varrin e diktatorit Enver Hoxha. Të cilin e gjeta me shumë vështirësi sepse ishte zhvendosur dhe rrethohej nga shumë varre të tjerë. Por me ndihmën e një djali të ri arrita ta vizitoj varrin e Hoxhës
”, thotë ai.

Mark Leslie: Enver Hoxha, figurë historike
Leslie flet me nostalgji për figurën e diktatorit Hoxha, që sipas tij ka një peshë të rëndësishme në historinë e vendit.

Enver Hoxha është një figurë e rëndësishme për historinë, pavarësisht se ishte një diktator nën udhëheqjen e të cilit Shqipëria u izolua dhe shqiptarët nuk kishin liri. Pra ishte edhe i mirë edhe i keq”, shton Leslie.  

Teksa e pyesim se çfarë mendon për historitë e viktimave të regjimit komunist me të cilat njihet në Bunk’Art 2, Leslie thotë se janë vetëm ana e keqe e figurës së Hoxhës dhe se Shqipëria sot ka ndryshuar shumë. 

Kjo është vetëm ana e errët e figurës së diktatorit, nuk mund të themi që ai kishte vetëm ndikim negativ. Në Bunk’Art ka shumë informacion për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën. Është shumë interesante. Shpenzova 1 orë kohë për të parë dhe lexuar histori. Sot Tirana dhe Shqipëria janë shumë më ndryshe se para 30 vitesh”.

Anglezi 57- vjeçar pavarësisht se ka nostalgji për periudhën komuniste, e mirëkupton që në Tiranë ka njerëz që nuk e duan atë regjim. 

Është interesante të shikojmë kupolën e dëmtuar të Bunk'Art në hyrje, kjo tregon se në Tiranë ka njerëz që nuk i duan bunkerët”. 

Mark Leslie me 2 djemtë e tij do ta vijojnë turin në disa qytete të Shqipërisë, në Lezhë, Krujë dhe më pas në Vlorë.

Pasi sipas tij pavarësisht regjimit komunist, kjo nuk e ka penguar një vend kaq të bukur sa Shqipëria të kthehet në një vend turistik.
nostalgjiku
(Mark Leslie te varri i ish-diktatorit Enver Hoxha, në Sharrë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet