TURQI- Një video drithëruese është publikuar nga mediat greke, ku shihen se si disa emigrantë të jashtëligjshëm goditen me shkopa e litarë nga rojet bregdetare turke.

Video, e cila është filmuar në detin Egje sjell pamje vërtetë të trishta, ku dëgjohen britmat e emigrantëve që po dhunohet. Kjo është publikuar nga Ministri i Emigracionit dhe Azilit në Greqi, Notis Mitarakis.

“Kjo është një provë e mëtejshme e instrumentalizimit të flukseve migratore nga Turqia ”, thotë Notis Mitarakis.