Aktualisht Britney Spears po punon për albumin e ri muzikor, ndërkohë që ka dhënë dhe një intervistë ku ka bërë një deklarartë interesante.

Britney, e cila është mama e dy djemve njëri tetë dhe tjetri shtatë vjeçar ka thënë se dëshiron të ketë më shumë fëmijë dhe se dëshiron të martohet.

Bukuroshja bjonde ka shtuar se do të ishte mirë po të bënte binjakë.

britney spears

Spears aktualisht është në një lidhje me avokatin David Lucado, pas ndarjes me babain e fëmijëve, Jason Trawick.

Albumi i ri i këngëtares pritet të publikohet më 3 dhjetor, ndërkohë që ajo ndodhet në Londër për promovimin e tij.

Gjatë intervistave të ndryshme për mediat e huaja Britney është shprehur mjaft e ngazëllyer dhe e lumtur për këtë projekt të ri.

britney spears

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)