Britney Spears dhe i dashuri i saj David Lucado duket se duan të hedhin një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Sipas Radaronline ata po planifikojnë të martohen në shtëpinë e këngëtarit të madh Elvis Presley, e cila është vizituar nga mijëra vizitorë pasi u kthye në muze.

Sipas faqes online këngëtarja ka zgjedhur pikërisht këtë vend për të tërhequr vëmendjen me martesën e saj të tretë.

britney spears

Duke realizuar martesën e saj në shtëpinë e mbretit të rock&roll-it në një ceremoni elegante, Britney do të siguronte kopertinat e para të revistave më të famshme në botë.

Një burim ka thënë për mediat e huaja se nëse Britney do të marë një përgjigje pozitive nga menaxhuesit e shtëpisë muze ajo do të fillojë menjëherë përgatitjet për dasëm.

graceland
(Në foto "Graceland", shtëpia e Elvis Presley-t, e kthyer në muze")

(b.tusha/shqiptarja.com)