Fryma antiamerikane që kërkojnë të ndërtojnë disa figura që të qenit sharlatan e kanë në përpjesëtim të drejtë me të qenit të korruptuar dhe të pandëshkuar tashmë ka filluar sërish të jetë agresive.

Janë maskilistë të fëlliqur pasi ne që njohim se si funksionon mendësia e ngushtë e inferiorëve agresivë shqiptarë e dimë që nëse Ambasadori USA nuk do ishte zonjë por do të ishte zotëri, këta kodoshë në majë të plehut do e kafshonin gjuhën përpara se të kakarisnin,fyenin dhe propozonin ndëshkime dhe masa alla haxhiqamiliste.

Ambasadori Rajerson në fushatën elektorale të Marsit 1992, u pozicionua hapur në krah të Berishës, në çdo miting, thirrje dhe fjalim ai ishte krah tij. Duke ju bërë thirrje shqiptarëve që mos të votonin Partinë Socialiste të kryesuar nga Fatos Nano por të shkëputeshin nga e kaluara dhe të votonin Sali Berishën dhe partinë e tij. Kjo ishte në atë kohë politika amerikane, vizioni dhe kontributi i saj.

Politika amerikane është e qartë për aleatët, politikat, përkrahjet dhe ndëshkimet që ndjek dhe pse i ndjek.

Por sharlatanët shqiptarë sidomos ata që mosndëshkushmëria e korrupsioneve kriminale që kanë bërë kur rrinin në krye të qoshesë i ka bërë trimosha kanë 7 standarde, harrojnë Ambasadorin Rajerson, harrojnë Ambasadoren Mariza Lino, harrojnë gjithçka dhe çdo gjë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë dhe bëjnë për Shqipërinë. Pasi ata pavarësisht se nuk e thonë, marazin, mllefin dhe gjithë reagimin antiamerikan e kanë fillim e mbarim me Reformën në Drejtësi. Që për fatin e tyre dhe fatkeqësinë e shqiptarëve nuk ka funksionuar si duhet, se ndryshe ata, trimoshat e korrupsionit dhe të tastierave sot duhet të ishin të ndëshkuar maksimalisht, kurrsesi nuk duhet të ishin një model siç janë, ta pandëshkueshëm dhe agresivë.

Deklarata e Ambasadores Yuri Kim për të propozuarit e Berishës është në vazhdimësi dhe koherencë të çdo qëndrimi që Departamenti Amerikan i shtetit ka mbajtur që ditën që Berishën e deklaroi person non grata.

Deklarata e sotme e Ambasadores USA ishte një shpullë dhe një paralajmërim i fortë dhe për partinë biznes të Metës dhe Ndokës, të cilët bashkë me Berishën kanë koncentruar qelbin e politikës shqiptare në të ashquajturën shtëpia e mëkatit.

Pavarësisht zhurmës, memeve ordinere dhe diskriminuese, një grusht sharlatanësh pseudo sovranistë nuk zbehin dot shpirtin pro amerikanët shqiptarëve, shqiptarë që ndryshe nga ata janë të vetëdijshëm se pa rolin e Amerikës, sidomos Shqipëria 30 vjeçare do ish një plaçkë e shqyer nga plangprishësit e saj më të ligj.