Jam e lodhur nga autoritarizmi, mospërfillja e pushtetit ndaj shqiptarëve por dhe vetëpërmbajtja jonë e përhershme me frikën se mos ngatërrohemi me gjysmën tjetër të së ligës. Një mekanizëm i madh që prodhon imoralitet, korrupsion dhe fasadë! Këshillimi me shqiptarët NJË HIPOKRIZI E MADHE!
Çdo gjë është vendosur dhe paracaktuar.
Dhe meqë jemi tek KESHILLIMI, por për gjëra shumë më të rëndësishme siç është zgjedhja e PRESIDENTIT pse nuk i pyesni shqiptarët ?!
Se edhe këtë palaço President që kemi tani (shkakun e 21 janarit etj etj) Ju e zgjodhët jo ne! Ju keni dështuar në moral dhe në përzgjedhje ndaj 'SHUT UP'!!
Dhe këto broçkullat që do na e sillni Presidentin e ri nga jashtë Shqipërisë (gjoja do na e sillni nga Shqipëria shpirtërore-njihni ju shpirt?) kursejini, sepse nuk ja u lejon Kushtetuta e cila në mënyrë taksative thotë në Nenin 86!
"President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri".
Ka plot burra e gra dinjitoze Shqipëria, por si gjeni nëpër radhët tuaja as nëpër mediat që vetëm të shqiptarëve nuk janë!
Po ju nuk doni jashtë radhëve dhe shijeve tuaja, keni frikë! KAQ!
-
Ne Shqiperi ka akoma figura me integritet te larte dhe jane jashte politikes. Kam shkruar edhe ne nje gazete tjeter , per mua nje figure e denje per president republike eshte edhe Zoti Perparim Kabo , nje enciklopedi e vertete
Përgjigju -
Do preferoja si presidente nje grua, nje profesoreshe, nje pedagoge, konstitucionaliste qe kur kane nevoje per mendje pyesin ate sic eshte Aurela Anastasi. flm
Përgjigju -
Respekte per zonjen Gjikondi. Gjithmone ka ditur tu bjere ne koke problemeve. E adhuroj.
Përgjigju











Komente
Komento