Brnabiç bën deklaratën e fortë: Kishin planifikuar gjithçka prej kohësh për vrasjen e Vuçiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se ka pasur një plan për vrasjen e presidentit Aleksander Vuçiç dhe se ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, që u bë më 27 janar të këtij viti në Beograd.

“Ka qenë e planifikuar prej kohësh dhe me detaje, U formuan struktura paralele në Ministrinë e Brendshme  dhe janë zhvilluar fushata në mediat e manjatëve, të cilat janë transmetuar edhe në mediat në rajon për dehumanizimin e Vuçiqit, që ta shndërronin atë dhe familjen e tij në një grup kriminal”, tha Bërnabiç, për televizionin Pink.

Kryeministrja tha se me këtë rast po merret shërbimet dhe organet kompetente dhe nuk do të “shpëtojë’ askush, pavarësisht “emrit, mbiemrit apo përkatësisë partiake”.

Uën e di se partia progresive serbe, është e vetmja në historinë e Serbisë, që trajton të gjithë në mënyrë të barabartë pa marrë parasysh përkatësitë partiake”, tha ajo.

Brnabiç tha se përgjimet e Vuçiç në aferën e “Jovanjica” janë “tentativë për grusht shteti”. Prokuroria për Krim të Organizuar në janar nisi hetimet për shkak të përgjimeve të paautorizuara të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Siç ka thënë vetë Vuçiçi, dyshohet se ai është përgjuar nga shërbimet vendase.

MPB-ja ka kompetencë mbi këto shërbime. Kjo ministri ishte drejtuar nga Nebojsha Stefanoviç nga viti 2014 deri më 2020, kur ai u emërua ministri i Mbrojtjes. Këtë post ai e mban edhe sot.

Stefanoviç ka deklaruar vazhdimisht se ai kurrë nuk ka marrë pjesë “në ndonjë aktivitet që do ta rrezikonte presidentin Vuçiç apo anëtarët e familjes së tij”.

Edhe ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç, ishte përmendur se mund të jetë e lidhur me aferën e përgjimit të presidentit. Ajo u arrestua më 15 tetor.

Në media u raportua në janar se Hërkaloviç ishte një prej personave që ishte marrë në pyetje lidhur me aferën e përgjimit të Vuçiçit. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk kanë mohuar e as pohuar këtë pretendim, ndërkaq Hërkaloviç po ashtu nuk është deklaruar publikisht për këtë çështje.

Afera e njohur si “Jovanjica” u bë publike në nëntor të vitit 2019, kur policia gjeti 1.6 ton marijuanë në një fermë të produkteve organike ushqimore, në pronësi të Pregrad Koluvija.

Një nga dy aktakuzat në këtë çështje, që ende është në fazën e gjykimit, përfshiu tetë persona, mes të cilëve pjesëtarë të policisë, Agjencisë së Informacionit të Sigurisë dhe Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, që akuzohen se kanë mbrojtur pronarin e kësaj prone bujqësore.

I pandehuri në këtë rast, Pregrad Koluvija është në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Apelit ia hoqi masën e paraburgimit, që ishte prej vitit 2019 dhe më 1 tetor ai dha një intervistë që e bëri avokati i tij, që njëherësh është anëtar i kryesisë së partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe, Vladimir Gjukanoviç.

Ky rast po ashtu ka marrë vëmendje për shkak të pretendimeve të opozitës dhe mediave se zyrtarët e lartë shtetërorë janë të lidhur me aferën e përgjimeve, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga autoritetet./ REL

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar