Brnabiç i përgjigjet qëndrimit të Escobar kundër trupave ushtarake serbe: Tjetër politikan që kundërshton rezolutën e OKB

Brnabiç i përgjigjet qëndrimit të Escobar kundër trupave ushtarake serbe: Tjetër politikan që kundërshton rezolutën e OKB

1670602844_anabernabic.JPG

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, i është përgjigjur qëndrimeve të Escobar i cili u shpreh qartë kundër futjes së trupave serbe në veri të Kosovës.

Brnabiç tha se me këtë qëndrim, Escobar ishte një tjetër politikan që është kundër rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".

“Nëse mundem, një pyetje, nëse Rezoluta 1244 nuk është më e vlefshme (sepse juve nuk ju pëlqen, ndonëse askujt nuk i bëhet vonë) dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston (siç thotë [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, dhe pasi ju nuk i dënoni deklaratat e tij, ju liderë të mëdhenj) dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është asgjë pos diçka e së kaluarës, dhe nëse Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë (sepse ju liderët besoni se nuk duhet), atëherë në bazë të cilës marrëveshje/rezolute/parimi duhet të veprojmë ne?” ka shkruar ajo.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe! Brnabiç: Kundërshton rezolutën e OKB


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja