Broja në tribunë, Salihi shpjegon zgjedhjen e Rejës para Anglisë: Në respekt të futbollistëve të tjerë

Broja në tribunë, Salihi shpjegon zgjedhjen e Rejës para Anglisë: Në respekt të futbollistëve të tjerë

Ndihmësi i trajneri Edy Reja, Hamdi salihi, ka shpjeguar disa zgjedhje që trajneri ka bërë për formacionin ndaj Anglisë. Salihi ka shpjeguar si për portën ashtu edhe për sulmin ku Broja është lënë jashtë. Sipas ish-bomberit ishte një zgjedhje e trajnerit në respekt të futbollistëve të tjerë.

“Pse Strakosha? Sa për zgjedhjen në portë, trajneri ka vendosur që para se të fillonte kompeticioni që ti balanconte e të ishin portierët aktive, se porta rrallë ndërrohet e duhet t’i jepet mundësi që të luajnë, janë të dy shumë të mirë dhe zgjedhja është bërë për të balancuar prezencat.

Si Bajrami, si Uzuni, jemi munduar të fusim në lojë që dinë të punojnë në mesfushë e ndihmojnë, por të bëhen edhe të rrezikshëm në pjesën ofensive.

Deri ditën e fundit trajneri ka qenë në mëdyshje për shumë lojtarë. Edhe Laçi mund të ishte një prej tyre, por në fund mendoi të luante me Gjasulën e Baren, për t’iu përshtatur edhe kundërshtarit e përfituar nga shtatlartësia e tij se kemi nevojë për shtatlartësinë në fushë.

Broja vetëm dje iu bashkua ekipit duke bërë stërvitje te lehtë. Për fat të mirë e ka mirë kaviljen dhe nuk ka problem. Por ishte zgjedhja e trajnerit meqë ka qenë larg ekipit, në respekt të lojtarëve të tjerë që u stërvitën çdo ditë. Ka vendosur që ai të rikuperojë për ndeshjen me Andorrën,”- tha Salihi për 'Super Sport.


Lajmi kryesor:

Anglia si në stërvitje me Kombëtaren, përfundon 5-0 në Uembli! Dëshpërohen kuqezinjtë në Londër, shuhet përfundimisht ëndrra botëror (VIDEO)


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin