Kuqezinjtë udhëtuan me vetëdijen për forcën e kundërshtarit, por me shpresën për të mbajtur gjallë ëndrrë e shqiptarëve për një Botëror të parë. Gjithsesi fakteqësisht kështu nuk ndodhi, pasi të besuarit e Edi Rejës ashtu si në prilll të 1989 janë mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Anglisë.

Në Uembley seria e golave nisi që në minutën e 9 me Harry Maguirre që do të realizonte me kokë, ndërsa më pas të njëjtën skemë do të përsëriste Harry Kane. Vlen për t’u përmnedur rasti i artë i Uzunit kur rezultati ishte 1-0, me beratasin që humbi mundësinë për t’i dhënë ndoshta një tjetër udhë kësaj përballje që u mbyll me turp.

Për të prishur serinë e golave të Kane mendoi kapiteni i Liverpool-it Henderson, ndërsa më pas brenda pjesës së parë ‘bomberi’ që është pjesë e Tottenham realizoi edhe dy herë të tjera, për të vulosur shifrat përfundimtare që në fundin e pjesës së parë. Vlen të theksohet se goli i tretë i Harry Kane, që ishte i pestë për Anglinë, ishte një perlë me ‘roveshiatë’.

Me këtë humbje turpëruese Shqipëria mbyll edhe matematikisht ëndrrën Botëror, pasi tani renditet në vendin e tretë me 15 pikë, 8 më pak se Anglia e vendit të parë dhe 5 më pak se Polonia e vendit të dytë, ndërsa rrezikon edhe vendin e tretë pasi Hungaria ka vetëm 1 pikë më pak. Ndeshja e radhës e kuqezinjve është me datë 15 në ‘Air Albania’ kundër Andorës, që është edhe sfida e fundit në grupin kualifikues të Botërorit.

Formacionet e ndeshjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Mbyllet 5-0, Shqipëria 'ia del' me Anglinë pjesën e dytë, 45 minutat e para një katastrofë

1636753355_Screenshot7.jpg

Është mbyllur 5-0 ndeshja në Uembli. Kuqezinjtë kanë mundur të ruajnë të paprekur rrjetën në 45 minutat e dyta duke shmangur kështu poshtërimin e mëtejshëm nga '3 luanët'.

Edhe pse anglezët kontrolluan lojën për 45 minuta duke insistuar për një tjetër gol, nuk arritën të shënonin.

Ora 21:38
VIDEO/ Kane mbyll në mënyrë spektakolare pjesën e parë, ‘roveshiata’ sjell golin e pestë për ‘tre luanët’ kundër Shqipërisë

45+1’ Pjesa e parë mbyllet me një perlë të Harry Kane! Sulmuesi realizon me roveshiatë kundër kuqezinjve

Ora 21:23
VIDEO/ Strakosha ‘lodhet’ duke nxjerrë topin nga porta, Anglia shënon golin e katërt brenda pjesës së parë

33’ Anglia është e tmerrshme. Pas një gafe në mesfushë Kane plotëson ‘dopietën’ dhe realizon golin e katërt për Anglinë

 

Ora 21:18
VIDEO/ Anglia nuk ka të ndalur kundër Shqipërisë, realizon edhe golin e tretë kundër kuqezinjve në Londër

28’ Anglia nuk ka të ndalur. Realizon edhe golin e tretë në minutën e 28 me Henderson

Ora 21:09
VIDEO/ Shpërbëhet shumë shpejt Kombëtarja, Harry Kane dyfishon shifrat për ‘Tre Luanët’ në Londër

18’ Atë që nuk e bëri Uzuni e bëri shumë shpejt harry Kane. Sulmuesi realizon ashtu si Maguirre me kokë për të realizuar golin e dytë.

Ora 21:05
VIDEO/ Uzuni shpërdorin rastin e artë për Kombëtaren, futbollisti kuqezi nuk shënon vetëm me portierin

13’ Myrto Uzuni shpërdoron një super rast ndaj Anglisë. I vetëm me portierin pas një gafe të mbrojtes sulmuesi nuk ka mposhtur dot Pickorfd.

 

Ora 20:59
VIDEO/ Shqipëria e brishtë, anglezët kalojnë shumë shpejt në avantazh! Kuqezinjtë thyhen nga Maguirre

9’ Ka zgjatur shumë pak baraspesha në stadiumin Uembley. Anglia ka kaluar në avantazh me Maguirren që ka realizuar me kokë

Ora 20:50
VIDEO/ Himnet drithërojnë stadiumin, nis në ‘Uembley’ përballja mes Anglisë dhe Shqipërisë

1’ Ka nisur në Uembley ndeshja e kombëtares kundër Anglisë, me kuqezinjtë të cilët shpresojnë te një mrekulli.

Ora 20:31
Broja në tribunë, Salihi shpjegon zgjedhjen e Rejës para Anglisë: Në respekt të futbollistëve të tjerë

Ndihmësi i trajneri Edy Reja, Hamdi salihi, ka shpjeguar disa zgjedhje që trajneri ka bërë për formacionin ndaj Anglisë. Salihi ka shpjeguar si për portën ashtu edhe për sulmin ku Broja është lënë jashtë. Sipas ish-bomberit ishte një zgjedhje e trajnerit në respekt të futbollistëve të tjerë.

“Pse Strakosha? Sa për zgjedhjen në portë, trajneri ka vendosur që para se të fillonte kompeticioni që ti balanconte e të ishin portierët aktive, se porta rrallë ndërrohet e duhet t’i jepet mundësi që të luajnë, janë të dy shumë të mirë dhe zgjedhja është bërë për të balancuar prezencat.

Si Bajrami, si Uzuni, jemi munduar të fusim në lojë që dinë të punojnë në mesfushë e ndihmojnë, por të bëhen edhe të rrezikshëm në pjesën ofensive.

Deri ditën e fundit trajneri ka qenë në mëdyshje për shumë lojtarë. Edhe Laçi mund të ishte një prej tyre, por në fund mendoi të luante me Gjasulën e Baren, për t’iu përshtatur edhe kundërshtarit e përfituar nga shtatlartësia e tij se kemi nevojë për shtatlartësinë në fushë.

Broja vetëm dje iu bashkua ekipit duke bërë stërvitje te lehtë. Për fat të mirë e ka mirë kaviljen dhe nuk ka problem. Por ishte zgjedhja e trajnerit meqë ka qenë larg ekipit, në respekt të lojtarëve të tjerë që u stërvitën çdo ditë. Ka vendosur që ai të rikuperojë për ndeshjen me Andorrën,”- tha Salihi për 'Super Sport.