Merkato e Milanit nuk është mbyllur. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe zgjedhja e tyre e parë është shqiptari i Chelseat Armando Broja. Mediat italianë zbulojnë se një lëvizje e Brojës drejt Serisë A tek Milani varet shumë edhe nga tratativa mes Juventusit e Chelseat për shkëmbimin Lukaku-Vlahovic.
Nëse serbi Vlahovic do të transferoihej në Londër atëherë Chelsea do të lironte Brojën për të kaluar tek Milani. Sulmuesi shqiptar është zgjedhja e parë për të zëvendësuar Olivier Giroud kur francezi ta ketë të nevojshme në një sezon të gjatë.
Vetë njeriu kryesor i merkatos së Milanit CEO Giorgio Furlani po interesohet për operacionin e merkatos ndërsa i vetmi dyshim i Milanit ka të bëjë me formën fizike të Brojës. 21-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në dhjetor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë nuk ka shkelur më në fushë. Broja po rikuperon nga dëmtimi ndërsa Milani shpreson në marrëdhëniet e mira që ka me drejtuesit e Chelseat që mund të favorizojë transferimin e Brojës në Milanon kuqezi. Formula do jetë huazim me të drejtë blerje.
Përgatiti Andi Kapxhiu