Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë nga zonja Albana

Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë

Përbërësit:

500 gr brokoli

500 gr lulelakër

2 karrota

2-3 lgj vaj ulliri

1 qepë e thatë

1 spec i kuq

80 gr miell

200 ml qumësht

125 ml pana

1 tufë majdanoz

7-8 domate qershi

3 kokrra vezë

Djathë kaçkavall të grirë

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën dhe brokolin në bohçe të vogla ndërsa karrotat i presim pjerrtazi në rondele. Në një tenxhere me ujë të nxehtë me pak kripë vendosim karrotat dhe lulelakrën të ziejnë. Pas 5 minutave shtojmë dhe brokolin.

Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specin e kuq të prerë në shirita, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper.

Në një tas rrahim vezët me qumështin dhe miellin, rregullojmë shijen me kripë,  piper dhe majdanoz të grirë.

Lyejmë një tavë me pak vaj (me furçë), vendosim perimet, qepën e kaurdisur me specin, domatet qershi të ndara përgjysmë, kremin me qumësht dhe vezë dhe në fund djathin e grirë kaçkavall. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave